Berisha: Enver Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit ndihmonin mafien italiane

Ish-kryeministri Sali Berisha ka aluduar për një lidhje mes Sigurimit të Shtetit dhe mafies italiane gjatë periudhës së diktaturës.

Sipas disa përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane, flitet për një shqiptar, specialist eksplozivi, që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.

“Ai nuk dinte italisht, nuk fliste, nuk ishte anëtar i ‘Ndragetës’, por përgatiste autobombat, me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“A ekziston lidhja midis Sigurimit te Shtetit dhe mafies italiane?

Në regjistrimet e antimafies italiane Toto Riina flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste, nuk ishte anëtar i ‘Ndragetës, por përgatiste autobombat, me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste.

Nga Shqipëria, në atë kohë, vetëm terroristë të Sigurimit të Shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin. Pyetja legjitime shtrohet: a po ndihmonte Enver Hoxha mafien italiane dhe ‘brigada rose’ kundër borgjezisë dhe qeverisë së vendit fqinje?!”; shkruan Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.