Berisha: Dhuna në protesta do të përshkallëzohet, Rama shkoi në shtëpinë e të ndjerit si hasëm

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha sot se, dhuna në protesta do të përshkallëzohet dhe sipas tij vrasja e Klodian Rashës do të thotë pasiguri për këdo. Berisha komentoi edhe vizitën e kryeministrit te familja e të riut që u vra nga polici, duke thënë se Rama shkoi në shtëpinë e të ndjerit si hasëm.

“Shtetin e dhunës e solli Edi Rama. Vrasja e ndodhur është simbol i degradimit të kësaj narkopolicie. Mesazhi për protestuesit është që arkitekti i shtetit të dhunës është Edi Rama, Lleshaj ishte vetëm një njeri pa vlerë e pa dinjitet. Të mobilizohemi ta zgjidhim me zgjedhje këtë punë. Ju them protestuesve të mobilizohen për të shporrur Edi Ramën, të nxjerrësh policinë para gazetarëve dhe artistëve, kjo është kulturë e bandës jo e shtetit. Situata do të përkeqësohet, ai sot ishte kërcënues, ishte i mbushur, ndaj dihaste. Çfarë e pengoi të mos reagonte 72 orë, mund të bënte 10 mesazhe nga Nju-Jorku. Ai shkoi si hasëm në shtëpinë e Klodianit, jo si mik, por në mort shqiptari pret edhe hasmin. Unë dhe PD-ja jemi jashtë proteste. Vrasja e Klodian Rashës është pasiguri për çdo njeri.”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.