Berisha dhe Basha, homazhe te monumenti i Azem Hajdarit

Kryetari i Partisë Demokrtike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
Basha u shpreh se kryen sot homazhet në nder të njeriut, që priu Lëvizjen Studentore në vitin 1990, për t’i hapur rrugë zhvillimeve demokratike në vend.
“Homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990”, shkruan Basha

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.