Berisha, akuza Ramës: Po mban një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës.
“Shfrytëzova rastin që të diskutojmë gjerësisht mbi problemet me të cilat përballen dy vendet sot. E falënderova zonjën Osmani për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e ‘Zografi bis’ të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar. Në këtë kontekst dua t’ju them se zonja Presidente foli në Parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës, por të mbarë shqiptarëve. Foli jo vetëm ne emër të qytetarëve që sot janë gjallë, por në emër të shqiptarëve që u masakruan barbarisht nga racistët serbë, nga 860-ta deri në 1999-ën. Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Është një akt armiqësor ndaj njerëzimit, i cili nuk njeh falje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin e një populli mbi bazat raciste”, tha Berisha.
Sorry, the comment form is closed at this time.