Beqja: Shumica e farmacive kanë 0 taksa, Basha do ua bëjë 0.5

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Basha lidhur me deklaratat e këtij të fundit mbi mafian e produkteve farmaceutike.

Deputeti socialist thotë se produktet farmaceutike vijnë ende nga kompani njësoj si para vitit 2013, kur Basha ishte ministër i Brendshëm dhe që në atë kohë nuk i përmendte fare.

Ndërkohë, lidhur me planin e PD-së, Beqja thotë se Basha synon të rrisë taksën mbi farmacistët në 0.5% ndërkohë që ajo është 0.

“Basha thotë se produktet farmaceutike menaxhohen nga mafia e farmacive. Basha ka qenë ministër i Brendshëm. Importuesit e produkteve farmaceutike janë të njëjtë që prej vitit 2013. Ai lejoi që barnat të kushtojnë më shtrenjtë. Tashmë ato janë 40% më lirë dhe me cilësi më të mirë. Lulzim Basha nuk ua tregoi farmacistëve planin e tij. Shumica farmaci kanë taksa 0, ndërsa Basha do ua bëjë 0.5%”, shpjegoi ish-ministri i Shëndetësisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.