Beqaj: Renta minerare do të jetë zero për vitin 2021
Deputeti socialist Ilir Beqaj bën të ditur se për vitin 2021 renta minerare për mineralet metalore, kryesisht bakër e krom do të jetë zero.
Ky ka qenë propozimi i socialistet Beqaj e që ka marrë mbështetjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
“Ajo që duhet të jemi të vëmendshëm gjatë vitit 2021, në rastin më të parë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2021, është gjetja e mjeteve të nevojshme financiare për të plotësuar boshllëkun që do të krijohet në buxhetet e bashkive Bulqizë, Klos, Tropojë, Has, Kukës, Pukë dhe Fushë Arrëz, pasi 5 % e të ardhurave të arkëtuara nga renta minerare shkon në buxhetet e bashkive respektive”, shkruan Beqaj.
POSTIMI I PLOTE
Renta minerare për mineralet metalore (kryesisht krom e bakër) vitin 2021 të jetë ZERO.
Dua të falenderoj kolegët, deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, që mbështetën propozimin tim që në vitin 2021 të përjashtohen nga taksa kombëtare e rentës minerare të gjithë subjektet që nxjerrin, pasurojnë apo përpunojnë miralet metalore, konkretisht të kromit dhe bakrit.
Sipas dispozitave ligjore ekzistuese, në 1 janar 2021 renta minerare për mineralin që eksportohet i pa përpunuar duhet të ishte 9 %, ndërsa për mineralin që përpunohet në vend sa 1/3.
Qeveria ka sjellë propozimin për përjashtimin për tre vjet të pagesës së rentës minerare vetëm për subjektet përpunuese me arsyetimin e vështirësive të krijuara në sektorin minerar prej shtrëgesave në tregun botëror të shkaktuara nga pandemia e COVID 19.
Pas dikutimeve të premten e kaluar të Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe dakortësisë në atë komision, diskutimet vijuan dje (e hënë) në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Unë besoj se është ende herët për të parashikuar se kërkesa botërore për minerale metalore do të jetë e dobët për një periudhë afatmesme. Prandaj përjashtimin tre vjeçar e vlerësoj të ekzagjeruar.
Ndërkohë, prej pandemisë, në vështirësi është jo vetëm përpunimi në vend, por e gjithë nxjerrja e mineraleve metalore.
Ajo që duhet të jemi të vëmendshëm gjatë vitit 2021, në rastin më të parë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2021, është gjetja e mjeteve të nevojshme financiare për të plotësuar boshllëkun që do të krijohet në buxhetet e bashkive Bulqizë, Klos, Tropojë, Has, Kukës, Pukë dhe Fushë Arrëz, pasi 5 % e të ardhurave të arkëtuara nga renta minerare shkon në buxhetet e bashkive respektive.
Sorry, the comment form is closed at this time.