Batutat e Ramës në Gjirokastër: Kafe nuk na dhatë, por na latë të na thahet edhe goja
Gjatë takimit në Gjirokastër, kryeministri Rama nuk i kurseu as batutat me të pranishmit, biznesmenë, qytetarë, mjekë dhe mësues.
Në fillim të takimit Rama i kritikoi organizatorët se janë aq kursimtarë, saqë as një shishe uji nuk i kishin vendosur përpara. Pikërisht kësaj batute Rama iu rikthye përsëri në fund të takimit.
“Po si s’na keni vënë një ujë këtu përpara, e keni bërë tamam gjirokastritshe”, tha Rama në fillim të takimit, ndërsa në fund mesa duket i kishin sjellë një shishe të vogël uji.
Sorry, the comment form is closed at this time.