SONDAZHI/ Baton Haxhiu: Zgjedhjet i fiton prapë PS

Nje sondazh i publikuar së fundi nga emisioni i Baton Haxhiut ne “ABC News” sugjeron se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, të paktën sipas bindjes së deritanishme të votuesve.

Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri, 4 muaj para zgjedhjeve.

Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.

Nga anketimet e sondazhit zbulohet se, shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas, tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.

Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje.

Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste.

Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%.

Ndërkohë shqiptarët e pavendosur për votën e tyre zënë 28% të të anketuarve në këtë sondazh.

“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet të njerëzve që janë të pavendosur”, tha analisti Valon Feka.

“Nga përvoja ime 12-vjeçare, problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta vorues gjithmonë kam pasur problem, sepse në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, u shpreh analisti tjetër Eduart Zaloshnja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.