Basha uron 30-vjetorin e PD-së: Ne jemi zëri i njerëzve që kur rrëzuam diktaturën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi nëpërmjet një video titulluar “30 vjet më parë”, përvjetorin e kësaj force politike.
“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.
Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.
Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.
30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet në postim.
Sorry, the comment form is closed at this time.