Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia të ndalë dhunën ndaj minorenëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas takimeve të zhvilluara në orët e fundit me disa ambasadorë në vend për situatën e krijuar nga protestat.

Kryedemokrati Basha shprehet se informoi ambasadorët për përpjekjet për të manipuluar vrasjen e të riut dhe kërkoi që të ndalet dhuna e forcave të policisë ndaj minorenëve në protestë.

“Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.