Basha takon drejtuesit e degëve: Prioritet mbetet Reforma Territoriale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve duke iu kërkuar që prioritet të kenë Reformën Territoriale.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që nga kryedemokrati Basha është cilësuar si një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri parlamentar.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Lidhur me aksionin më të fundit të Sali Berishës për të organizuar një tur në Shqipëri me anëtarët e PD-së, që sipas tij ka për qëllim rimëkëmbjen e partisë, Basha nuk ka patur kërkesa distancimi. Mësohet se ai është treguar i kujdesshëm në këtë drejtim, nisur edhe prej faktit se shumë drejtues degësh kanë marrëdhënie personale me ish-liderin Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.