TAKIMI/ Basha-studentëve: Do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku.

Basha sqaron se kanë diskutuar rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

Kreu i demokratëve ka theksuar edhe njëherë se, me ardhjen e PD-së në pushtet do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

“Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë. Në ligjin e ri, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Nga programi ynë për arsimim, veçova:

100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, premtoi Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.