Basha: Shqipëria, më pak investime se çdo vend tjetër në shëndetësi

Kryetari i i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, ka theksuar se, qeveria shqiptare nuk ka bërë investime në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie,

Postimi i Bashës:

Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj, numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.
Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund t’i paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe t’i bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.
Për 7 vite, Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.