Basha reagon për Indeksin e zhvillimit njerëzor: Për Shqipërinë është…

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke përmendur raportin e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor shprehet se Shqipërias ka bërë hapa pas me Ramën dhe në rastin tonë duhet të quhet indeksi i ngecjes.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim”, thotë Basha në një postim në rrjetet sociale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.