Basha nga Vlora: Nuk premtojmë mrekulli, por përmirësim të jetesës suaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar takime me shitësit në tregun e improvizuar të fruta- perimeve. Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët ambulantë Basha ka dëgjuar shqetësimet e tyre, të cilat kanë qenë kryesisht në kushtet e këqija të tregut.
Basha ka theksuar nevojën e krijimit të një tregu të ri në këtë qytet, duke kërkuar nga qytetarët që te votojnë më 25 prill opozitën shqiptare, pasi vetëm ajo mund të sjellë ndryshimin. “Populli e ka vetë në dorë fatin e tij. Ju jeni ngopur me premtimet e kryeministrit, që është edhe deputeti juaj. Nuk do të shkojnë leket për shpenzime lluksi apo për të blerë pllaka me dhjetëfishin e vlerës, por për të përmirësuar jetesën. Nuk premtojme mrekullira, por përmirësime ne jetesën tuaj”.
Sorry, the comment form is closed at this time.