Basha nga Kukësi: Qeveria të zgjidhë ‘qesen’ për bizneset

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka vizituar sot një punishte artizanale në Kukës. Ai ka bashkëbiseduar me Hate Orën, e cila drejton këtë punishte, të trashëguar brez pas brezi. Kjo e fundit ndau dhe një kuriozitet për të gjithë, ka lidhje gjaku me këngëtaren e famshme botërore, Rita Ora.
Gjatë bisedës, artizania i tregoi Bashës disa nga sfidat me të cilat po përballet biznesi i saj familjar në këtë kohë pandemie, ndërsa nënvizoi faktin se puna ka rënë. “Më parë kam pasur kërkesa, kam pasur 15 punëtor. I jam përgjigjur të tëra rregullave. Dhe tani që ra puna, e kam pezulluar për momentin. Kur ka punë, punoj vetë”, u shpreh Ora.
Ndërkohë, kreu i PD-së tha se qeveria duhet të hapë ‘thesin’ për t’ju dhënë ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneset që po përballen me krizën. Ai theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ketë fokusin nga familjet e varfra dhe bizneset që kanë nevojë për ndihmë. “Këtu qenka edhe punishte, edhe shkollë, dhe ekspozite. Situata ekonomie është e vështirë. Gjende e rendë ekonomike. Ju jeni afër Kosovës. Lexova dje çfarë ndihmash jep Kosova. I vetmi vend me ndihmën ekonomike më të ulët në Europë, mbetëm ne. Kjo ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme. Kukësi është në krye të listës së varfërisë. Sa i përket rënies së konsumit, reflektohet dhe tek biznesi. Në këto kushte, qeveria duhet të ndihmojë. Duhet ta zgjidhë qesen për ju. Shumica e qytetarëve nuk po marrin asgjë. Njerëzit e punës duhen mbështetur. Rruga e vetme që t’i dilet përballë kësaj të keqes është paketa për familjet dhe bizneset, pasi rrezikohet faliment. Prioritet i qeverisë së ardhme, i imi, është ndihma për familjet në nevojë dhe sipërmarrjet”, u shpreh ndër të tjera Basha
Po ashtu, Basha është suprizuar nga artizania, e cila i ka dhuruar një punim me tezgjah.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.