Basha në Tiranë: Situata tepër e rënduar, të bashkojmë forcat për kapërcimin e krizës
Kriza ekonomike e krijuar nga Covid-19 ishte në qendër të diskutimit të kreut të PD, Lulzim Basha me përfaqësues të biznesit të vogël në njësinë 11, në Tiranë.
Basha tha se Shqipëri është i vetmi vend në Ballkan që nuk jep ndihmë ekonomike, ndërsa u shpreh se PD ka propozuar që ti jepet një çek prej 1 mijë euro për biznesin e vogël dhe për ata që kanë humbur vendin e punës 16 mijë lekë në muaj ndihmë financiare.
“Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara. Natyrisht, s’mund të arrijmë kurrë Anglinë apo Gjermaninë, por të paktën të bëjmë maksimumin siç po bëjnë vendet e rajonit. E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj. Pa ju dëgjuar edhe pa ju kuptuar është e vështirë pastaj t’ju ndihmosh. Gjëja e parë, detyra e parë që ka dikush që kërkon t’ju shërbejë njerëzve, është t’ju dëgjojë, të kuptojë problemet edhe pastaj t’ju ndihmojë. Duhet të bashkojmë forcat”, nënvizoi Basha gjatë takimit me biznesin në njësinë 11, në Tiranë
Sorry, the comment form is closed at this time.