Basha në fasoneri: Plani ynë, të krijojmë kushtet bazë për ju
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një vizitë në një fasoneri, në Lezhë. Gjatë bisedës, me administratoren Brunilda Shytaj, lideri demokrat u njoh nga afër me shqetësimet që ka ky sektor, në këtë situatë të shkaktuar nga COVID-19.
“COVID-i na ka shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht, gjithsecilin në çdo anë. Punonjëset pa punë, familjare të gjitha. Mbështetje nuk kemi. Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, problemi qëndron që duhet të rikthehemi prapë në Janar. S’kemi ç’të bëjmë për fat të keq! Këto janë kushtet që ofron vendi ynë për momentin. Ishin 40 veta në Mars dhe arritëm 12 veta. Këtu nuk gjen ndihmë, nuk gjen portë të hapur. Pastaj ngel që gjithçka duhet ta bësh me lekët e xhepit dhe vjen një moment që dhe ato mbarojnë .”, tha sipermarresja Shytaj.
Basha iu rikthye edhe njëherë planit të propozuar prej tij që synonte të ndihmonte biznesin dhe qytetarët.
“Ky është plani ynë. T’i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull, në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë, që mund të ju japim, është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh për të marrë rrogat e punonjësve, interesi të jetë 0%.”, theksoi ndër te tjera gjatë bashkëbisedimit kreu i PD-së.
Sorry, the comment form is closed at this time.