Basha: Mirënjohje Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, takim që e ka pasqyruar përmes një postimi në rrjetet sociale, me foto, krahas të cilave shkruan: “Turqia është një vend mik për Shqipërinë që i ka ofruar ndihmë të madhe”.

Basha shton se, ka shprehur mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë Covid-19.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop. Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë Covid-19. Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj. Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona, duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.