Basha takon studentë dhe pedagogë: Qeveria dështoi me arsimin

Kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh fjalën “dështim” për të permbledhur punën e bërë nga qeveria për arsimin e lartë.

Sipas Bashës, mungesa e investimeve gjatë 8 viteve detyroi shumë të rinj të braktisin vendin.

“Kjo është një nga arsyet kryesore pse punësimi ka rënë në  gropë, kjo është një nga arsyet kryesore pse emigracioni është rritur, ky dështim me arsimin e lartë dhe me profesional. Ndaj me 25 prill nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, bëhet fjalë për një ndryshim total kursi”.

Në një takim me studentë e pedagogë, Basha u ndal në disa prej pikave kryesore që përmban programi i Partisë Demokratike për arsimin. “Në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti do të thotë që  në të gjithë rrafshin  universitar ne do të mbështesim dhe  të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual”.

Basha tha se për studentët do të ofrohen praktika të paguara që i përgatit ata për tregun e punës: “Shpërblimi që ne propozojmë është 300 mijë lekë në muaj për 12 muaj për 1 në 3 studentë që mbaron studimet në Shqipëri të zgjedhur në bazë të meritës”.

Kjo, sipas Bashës, do të rrisë mundësinë për të përthithur sa më shumë investime të huaja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.