Basha takon Osmanin: Me Maqedoninë, së bashku drejt BE

Kryetari i Partiës Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Pas takimit të zhvilluar pa prezencën e gazetarëve Basha tha se dy vendet do të vazhdojnë rolin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

”Për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin për integrimin, sfidat aktuale për pandeminë dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit, me synim mirëqënien, punësimin, zhvillimin ekonomik. Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE. Mbështeta rolin e faktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme. Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD-së. si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht, le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo.”, tha Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.