Basha me fermerët e Kukësit: Do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me fermerë të fshatrave të Kukësit Novosej dhe Shishtavec, zona këto të njohura për kultivimin e patates. Ai u njoh me problmatikat problematikat e tyre të cilët i thanë se vitin e shkuar iu kalb i gjithë prodhimi i patateve.

Fermerët i thanë Bashës se jetojnë me shumë vështirësi, rinia ka ikur e gjitha në emigracion, ndërsa prodhimet e patates janë detyruar t’i groposin se s’ka treg shitje mjaftueshëm për prodhimet e tyre.

“Këto vitet e fundit këtu, po të vësh re edhe njerëzit që janë këtu të pranishëm, është fenomen mjaft i madh i emigracionit. Duke qenë se njerëzit janë tërë kohën nuk kanë parë asnjë dritë jeshile, pjesa më e madhe kanë emigruar. Këtu pothuajse kanë ngelur më shumë pleq edhe plaka. Nuk e di, domethënë ne kemi qenë të varfër gjithmonë këtu po kemi qenë me shpresë, tani vazhdojmë të jemi të varfër por fatkeqësisht nuk kemi as shpresë”, – thotë një prej banorëve në fshatin Novosej.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.