Basha, kritika Ramës: Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish, por merret me “memet”
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për debatin e memeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim.
Sipas Bashës, kryeministri nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por gjen kohë të merret me meme.
“Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do t’i kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!”, shkruan Basha.
Më herët sot, kreu i qeverisë Edi Rama reagoi pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes, përfshirë edhe postimet në rrjetet sociale. Rama thotë se nuk ka asnjë shans të ndalohen memet me ligj, ndërsa ironizon autorët e tyre.
Sorry, the comment form is closed at this time.