Basha: FMN kërkon ndihma për familjet shqiptare.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar paketa shtesë financiare për qytetarët.
Postimi i Bashës:
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

Sorry, the comment form is closed at this time.