Basha: Edhe pas 30 viteve mbetet motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke përkujtuar ditën e Lëvizjes Studentore, shprehet se, edhe pas 30 viteve, motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” mbetet akoma një realitet.

Postimi i Bashës

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!
Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.
Në 30-vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Evropa!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.