Basha: E kam mundur edhe më parë Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu bindjen e tij së në zgjedhjet e 25 prillit ai do të jetë fitues. Këtë ai e argumentoi me faktin se kryeministri Rama ka dështuar në këto 8 vite qeverisje, sikurse përmendi edhe faktin se ai ka fituar edhe më parë ndaj Ramës.
“Nuk kam asgjё personale, sepse nё rrafshin personal unё jo vetёm e kam sfiduar, por dhe e kam mundur Edi Ramёn dhe kёtё e mbajnё mend tё gjithё banorёt e Tiranёs dhe tё gjithё shqiptarёt.
Kёtu ka diçka shumё mё tё madhe, ёshtё fati i shqiptarёve, ёshtё fati i Shqipёrisё qё vendoset mё 25 prill, prandaj pёrballja ёshtё midis gjithё shqiptarёve dhe Shqipёrisё dhe njё njeriu qё kёrkon ta mbajё peng, pasi ka pasur 8 vite tё gjitha instrumentët e pushtetit nё dorё, ёshtё njeriu qё ka pasur mё shumё pushtet se Enver Hoxha dhe ka dёshtuar nё çdo fushё.
Asgjё nuk mund tё ndryshojё pa larguar Edi Ramёn. Do tё humbë Edi Rama, por do tё fitojё Shqipёria. Do tё fitojnё shqiptarёt, tё rinjtё, pensionistёt, mjekёt, infermierёt, pedagogёt, mёsuesit. Do tё fitojё Shqipёria”, tha Basha gjatë një interviste për “ABC News”.
Sorry, the comment form is closed at this time.