Basha: Durimit i ka ardhur fundi, Rama bën miqtë ministra
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të emëruar në krye të ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçin, pas dorëheqjes disa ditë të Sandër Lleshajt nga ky post.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se Rama po i bën ministra miqtë e tij.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Sorry, the comment form is closed at this time.