Basha: Do ta çoj në nivele të reja aleancën Shqipëri-SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.

Në një postim në “Twitter”, Basha e cilëson takimin me ambasadoren Yuri Kim si të shkëlqyer. Po ashtu, kreu i opozitës shprehet se është krenar më shumë se kurrë për rolin e tij në anëtarësimin e vendit në NATO.

Basha tregon synimin që ka për marrëdhënien Shqipëri-SHBA që “ta çojë në nivele të tjera”.

“Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim, gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis 🇦🇱& 🇺🇸 është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja”, shkruan Basha.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.