Basha: Angazhimi ynë, 110 mijë vende të reja pune

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregon angazhimin e parë të programit të demokratëve: 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

Sipas Bashës, ka ardhur koha të largohet kjo qeveri dhe të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.

POSTIMI

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.