Bardhi publikon vendimin e arbitrazhit për Becchettin: Nuk ka vendime sekrete

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bradhi menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend ka publikuar vendimin e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”.

Sipas Bardhit, Rama gënjen kur thotë se ato janë konfidenciale dhe të pa publikuara askund.

“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”. 

https://www.investorstatelawguide.com/documents/documents/IC-0249-01%20-%20Hydro%20v.%20Albania%20-%20Order%20on%20Provisional%20Measures%20-C.pdf

https://app.investorstatelawguide.com/view-dispute-document/IC-0249-04/Hydro%20S.r.l.%20and%20others%20v.%20Republic%20of%20Albania/iDCj2RpYc0M=

 Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!” shkruan Bardhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.