Bardhi tregon shifrën: Ja sa firmosën për Kuvendin e 18 dhjetorit

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë.

Numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

“Pas një rrëmuje disamujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. Për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit të Kryesisë, ku çdo anëtar do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD.

Falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intensiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve.

Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtar ose 69% e tyre”, tha Bardhi.

Delegatët sipas degëve

Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389

Gjirokastër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112

Anëtarësia e Këshillit Kombëtar që ka firmosur – 302.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.