Bardhi: Njerëz të Berishës, presion mbi gjykatën

Gazment Bardhi pretendon se njerëz të Sali Berishës i kanë ushtruar presion gjykatës për vendimin lidhur me drejtimin e PD-së.

I ftuar në “ABC News”, ai tha që nëse gjykata u jep sërish partinë do të nisin zbatimin e platformës së bashkimit, propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Njerëz të dërguar nga Sali Berisha kanë ushtruar presion mbi gjykatën. Deri dje thoshte ka ndërhyrë Rama, pastaj Yuri Kim, sot doli Veliaj. Nesër mund të dalë një emër tjetër. Gjykata ka pranuar të dërgojë në Apel ankimimin e Alibeajt.

Do të duhet në mënyrë të sinqertë atë që shumicë e kolegëve i prezantuan grupimit që i drejtohet zotit Berisha, platformën e bashkimit. Do të realizojmë atë platformë bashkimi. Nuk ka rëndësi çfarë titulli i jep vetes zoti Berisha. Demokratët do të ndërgjegjësohen se rruga ku ka hyrë një pjesë e PD është e gabuar”, tha ai.

Por çfarë ndodh nëse gjykata i jep sërish të drejtë Rithemelimit? 

Do të respektohet vendimi i gjykatës”, thotë Bardhi ndërsa shton: “Sali Berishën nuk e njoh si kryetar. Unë do të vazhdoj të qëndroj në PD. Aty nuk jam për emrin e kryetarit”.

Lidhur për çështjen e Presidentit që ka thelluar edhe më shumë çarjen mes palëve, Bardhi pohoi se kanë diskutuar në mbledhje, por Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji nuk kanë marrë pjesë.

Bardhi thekson më tej se ata nuk do të pranojnë një proces farsë dhe nëse maxhoranca e ka paracaktuar kandidatin nuk do ta votojnë.

“Më së pari do të duhet të bihet dakord për procesin që do të ndiqet që të mos kemi një proces farsë. Që do të thotë që nëse mazhoranca e ka paracaktuar Presidentin, nuk do të votojmë kandidatin e propozuar nga zoti Rama”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.