Bardhi i prerë: Ja pse nuk e shkarkojnë dot Bashën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se më 18 dhjetor nuk do të ketë shkarkime, në ndryshim nga ai i 11 dhjetorit, ku flasin për largimin e Lulzim Bashës.

“Situata nuk zgjidhet me mitingje e as me ‘Foltore’, por me institucione dhe kjo është arsyeja pse na janë bashkuar. Nuk do ketë shkarkim të askujt, as për Sali Berishën. Ai është shkarkuar që në 9 shtator, në momentin që përballë interesit të PD vendosi atë personal”, tha Bardhi.

Ai shtoi se Basha nuk mund të shkarkohet, pasi nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga forumet e partisë.

“Mocioni zhvillohet në Këshill Kombëtar të PD dhe, nëse këta e miratojnë këtë mocion, kalohet për votim, por nuk ka pasur një kërkesë të tillë”, shpjegoi Bardhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.