Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti je shkaktari i vetëm i revoltës së të rinjve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare janë shkaktarët e vetëm të revoltës së të rinjve.
Ai thekson se Edi Rama dhe shpura e tij janë larg realitetit ku jetojnë shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”- shkruan Bardhi në rrjetin social Facebook.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.