Banorët e Kombinatit i ankohen për shembjen e pallatit, Rama: Do marrësh një më të mirë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në zonën e Kombinatit ku ka nisur shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti.
Kreu i qeverisë bën të ditur se banorët që janë sistemuar me bonus qiraje e do të vijojnë me qiranë e paguar nga shteti, deri kur të ndërtohen apartamentet e reja.
Mirëpo, gjatë vizitës atje nuk munguan edhe përplasjet me banorët, të cilët i shprehën kryeministrit ankesat e tyre.
Pjesë nga biseda:
Rama: Këto do t’i heqim të gjitha.
Qytetari: Po pse do t’i hiqni?
Rama: Po shiko si janë
Qytetari: S’ka asgjë. Do të vish te shtëpia ime lart?
Rama: A ka gjë a ska gjë… kjo nuk shikohet me sy por me ekspertizë. Do marrësh një gjë më të mirë. Ajo që them unë nuk është mendja ime.
Qytetari: Po e kujt është e Evropës?
Rama: Është një shtet i tërë që merret me këtë punë
****
Qytetarja: Për biznesin nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë do të bëhet. Me farmacitë.
Rama: Kush ka biznes do të marrë biznes. Ke X metra katrorë farmaci, do marrësh atë. Të gjithë do të marrin me letër me kontratë edhe me penalitet.
****
Qytetarja: Kam një banesë që më është dëmtuar dhe më thotë ty nuk të takon dhe mamasë po, duan të më heqin metra katrorët. Sepse në hipotekë jam e ndarë.
Ahmetaj: Po je e ndarë të takon
Qytetari: Askush se ka bërë këtë që kë bërë ti
Rama: Nëse je me tre kurore do marrësh 3 shtëpi. Nuk e bëj unë këtë e kemi me ligj.
Sorry, the comment form is closed at this time.