Balliu: PD nuk do të kthehet në shoqatën ‘Gaz Bardhi’

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka bërë akuza të forta në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, duke thënë se sot Lulzim Basha ka frikë nga vetë anëtarët e PD-së, dhe në zyrën e tij nuk hyn askush veç Bardhit, pasi sipas tij e ‘kyç derën me çelës dhe kodin e ka veç Gaz Bardhi’.

“Partia Demokratike zyrtare janë firmat, delegatët e Kuvendit, thjesht nuk i njeh Luli, që është një anëtar përballë Kuvendit. Çdo njeri në Kuvend ka një votë. Lulzim Basha ka detyrën që të njohë ligjet në statutin e PD. Ato firma janë dorëzuar në zyrat e PD, nuk e ndalon askush që t’i shkojë t’i kontrollojë, janë një hap larg zyrës së Gazment Bardhit.

Të vejë Luli t’i verifikojë së bashku me gazetarët, ata e dinë që firmat janë, ndaj nuk shkojnë atje që t’i verifikojnë. Nuk bëhet opozita me burra të holluar që ecin sikur janë në paradë mode, nuk mund ta kthejmë ne PD në një shoqatë të Gaz Bardhit.
Luli e dinte që do humbte zgjedhjet , sepse ai është në rregull me pozicionin që ka si kryetar opozite. Merr përfitimet e veta, një gjë që ka shumë rëndësi të themi, është se njeriu ka disa parime dhe norma morale, që mbron personalitetin e vetë, është një njeri që ngul thika pa shpine, ndaj Sali Berishës, që e bëri ky që është sot. Sali Berisha e ka mbështetur në momentet më të vështira, kur i fut thikën Sali Berishës, të tjerëve mund t’iu futë sëpatën.”, tha Balliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.