Balla, thirrje nga Kuvendi: Fermerët të aplikojnë për naftën pa akcizë

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftën pa akcizë, pasi ka afat deri në 25 shkurt.

“Po rikujtoj të gjithë qytetarët që jetojnë në zona rurale. Kanë mbetur rreth dy janë deri në 25 shkurt për aplikimin e naftës pa akcizë. Nafta falas ka qenë një angazhim i kësaj shumice. Viti 2020 ishte i vështirë, por të dhënat e para për rimëkëmbjen janë tepër pozitive. Është fakt që, pas një viti të vështirë kemi siguruar 1.9 miliardë lekë për finacimin e naftës pa akcizë. Banorët që merren me bujqësi me një NIPT, apo hipotekë, duke specifikuar llojin e kulturës bujqësore, përfitojnë jo pak. Është një përllogaritje e saktë mes normës dhe lëndës djegëse. Çdo fermer mund të kesh edhe dy dynymë, mjafton të kesh certifikatën e tokës dhe qytetarët që jetojnë në fshat marrin naftën pa akcize”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal, edhe tek situata e pandemisë në vend. Sipas Ballës, ndonëse ka rritje të shifrave, fakti që spitalet po e përballojnë mirë, do të thotë se jemi në rrugën e duhur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.