Balla: Qeveria, e vendosur për Amnistinë Fiskale

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është takuar këtë të premte me Gabriela Heinrich, kryetare e Grupit Parlamentar të partisë gjermane SPD.

Balla diskutoi me kryetaren e Grupit Parlamentar të partisë gjermane SPD rreth amnistisë fiskale.

Në konferencën e përbashkët me zyrtaren gjermane, Balla tha se qeveria po konsultimet me ekspertë e BE-së lidhur me amnistinë fiskale dhe taksën e jashtëzakonshme.

Balla u shpreh i sigurt se qeveria është e vendosur për të aplikuar amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të Perëndimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.