Balla sulmon Metën: Ky nuk është president, por aktor i opozitës së rrugës
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ka cilësuar lojë djallëzore dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Duke folur gjatë një vizite në një qendër shëndetësore në Peqin, Balla shprehet se të luash me buxhetin është kundër interesit kombëtar të vendit, duke e quajtur Presidentin si aktor i opozitës së rrugës.
“Shqipëria reale është kjo këtu ku vetëm përpara pak kohësh ne filluam punën për rikonstruktimin e saj. Ishte një qendër shëndetësore që nuk ishte vendosur dorë që prej 40 vitesh dhe falë vëmendjes së qeverisë ne arritëm ta kthejmë në një qendër model. Ne ditën e enjte miratojmë përfundimisht buxhetin. Përballemi me një lojë politike djallëzore nga Presidenti i Republikës që nuk është një President por një aktor i opozitës së rrugës. Pengoi me kaq javë hyrjen në fuqi të buxhetit ku ne kemi planifikuar të gjithë investimin tonë buxhetor për sigurimin e vaksinës. Të luash me 1 orë sot është kundër interesit të këtij vendi e jo më me disa javë. Ky është Presidenti që kemi. Kemi planifikuar 12 mln dollarë që do të vendosen në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar mjekimin falas të të prekurve me COVID-19. Është një prek aktorëve të opozitës dhe ka bllokuar kalimin e buxhetit 2021” – tha Balla.
Sorry, the comment form is closed at this time.