Balla: Për Srebrenicën, seancë me 11 korrik

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot në mbremje we, për gjenocidin në Srebrenicë, Kuvendi do të ketë mbajë një seancë të posaçme me 11 korrik.

Sa për rezolutën që mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ai tha se ishte plotësisht dakord me përmbajtjen, por firma e tij solli refuzimin nga mazhoranca.

“Kuvendi i Shqipërisë, edhe për këtë çështje, do të ketë një seancë të posaçme. E kam deklaruar sot në Kuvend. Më 11 korrik do të mbajmë një qëndrim. Po e përsëris që, sa herë të vijë një kërkesë nga Saliu, do rrëzohet. Për çdo gjë. Srebrenicën ne e kemi mbështetur vendimin e gjykatës, është shpallur gjenocid”, shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.