Balla: Nuk ndërpritet debati në Kuvend, pse nuk është kryeministri

Ka nisur seanca e tretë plenare në Kuvend.

Teksa Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha, ka refuzuar të flasë.

Sakaq, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkon që seanca të vazhdojë edhe në mungesë të Ramës.

“Neni 110 që i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet të ndërpresë seancën plenare. Fakti është se debati për programin e hap kryetari i opozitës. Ky është një standard. Unë kur kam qenë në opozitë nuk e kam pasur. Koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kryeministrin. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend, rregullorja ka ndryshuar, pas vitit 2013. Debati duhet të fillojë. Deputët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja në fjalën e Kuvendit është shkelje e rregullores. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, kalon te deputeti pasardhës. Nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, asnjëherë nuk është ndërprerë debati, nëse nuk është kryetari i partisë në seancë”, shpjegoi Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.