Balla në Lushnjë: Nevojë për një organizim të ri të partisë

Drejtuesi Politik i socialistëve për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me strukturat e PS-së në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balla shkruan se është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, ‘sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit’.

Sipas Ballës qarku i Fierit është në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste

“Lushnje. Bashkë me Erjonin, Eriseldën dhe Gentin vijuam takimet me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit. Në qarkun e Fierit jemi në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste:

me fokus në thellimin e barazisë gjinore,
në përthithjen e sa më shumë të rinjve,
në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore të radhës.”, shkruan Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.