Balla në Elbasan: Të punojmë për fitore në zgjedhjet e ardhshme

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim falenderimi me socialistët e Elbasanit.

Balla thotë se puna do të vijojë edhe për fitoren e PS në zgjedhjet lokale të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.

Taulant Balla ishte i renditur në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit i teti dhe doli deputeti më i votuar në rang republike me mbi 20 mijë vota.

Kujtojmë se Balla me vendim të kryeministrit Edi Rama u zhvendos si drejtues politik në Fier, ndërsa vendin e tij në Elbasan e zuri, Damian Gjiknuri.

“Elbasan, falenderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025.”, shkruan Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.