Balla: Nano ka të drejtë. Shqipëria, peng i klanit Berisha-Meta

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Në zgjedhjet e 25 prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për t’u marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjesi në darkë. Përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.

Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë me Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.

Ne, socialistët shqiptarë, kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 prill”, shkruan Balla në “Facebook”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.