Vetingu dhe ndryshimet kushtetuese, Balla mbledh Kryesinë e PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur Kryesinë në selinë rozë, ku ka kërkuar që të nisë puna për zgjatjen e procesit të vetingut.

Anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) u përfundon mandati në qershor të vitit të ardhshëm dhe ishte vetë ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që bëri të ditur në seancën parlamentare se do të kërkohet konsensusi i opozitës për ndryshimet kushtetuese.

“Mandati i parë i KPK dhe Komisionerit Publik është pesë vjet që nga dita e nisjes së funksionit, ndërsa KPA e ka afatin nëntë vjet. Referuar momentit kur kanë nisur, mandati i tyre mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte në total për t’u rivlerësuar, janë 431 subjekte të vetuara dhe mbeten në proces 370 subjekte.

Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi e për të ruajtur standardet e arritura kushtetuese dhe ligjore ne mendojmë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me bashkautorët tanë në drejtësi që ky proces të përfundohet nga organet e vetingut. E thënë më qartë.

Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i KPK dhe komisionerëve publikë të zgjatet deri në përfundim të procesit të vetingut”, tha Manja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.