Balla, kritika Veliut: Policia nuk është ende atje ku duhet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur në Kuvend për ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, tha se Policia e Shtetit nuk mori masa në kohë.

“Nuk i mori masat në kohë, nuk parandaloi një akt kriminal. Ishte njoftuar se në makinat e PD udhëtonin persona të armatosur.

Nuk hezitoj ta them që Policia e Shtetit duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë në këtë mandat tonin të tretë, sepse ende nuk është aty ku do të kisha dëshirë të shihja policinë tonë. Për këtë të jemi shumë të qartë.

Shpresoj që Policia e Shtetit të bëj një ringritje të fortë në përballje me krimin dhe goditjen sa më të fortë të tij”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.