Balla: Të isha kryetar Kuvendi, Berisha s’do fliste kurrë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ritheksuar edhe njëherë se rezoluta e Srebrenicës u rrëzua vetëm për shkak se firmëtar i saj është edhe Sali Berisha.

Sipas Ballës, asnjë propozim i firmosur nga ish-kryeministri nuk do të merret parasysh.

Madje, ai tha që nëse do të ishte Kryetari i Kuvendit, Sali Berishës nuk do t’i jepte fjalën në Kuvend.

“Është e pandershme. Një non grata… Hiqeni këtë edhe pastaj flasim. Berisha nuk ekziston për mua. Sa herë ia kam thënë sot. Sa herë në këto legjislaturë të vijë një propozim që mban firmën e Sali Berishës nuk hyn. Për çdo gjë. Se hedh një budalla një gur në lumë, edhe pastaj 100 mend shkojnë pas tij.

Ai për mua është i vdekur. Kudo që do të rezultojë e përfshirë firma e zotërisë, nuk vlen. Nëse unë do të isha Kryetar i Kuvendit, Sali Berisha nuk do merrte fjalën asnjëherë në Kuvend”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.