Balla, opozitës: Mund ta ndërpresësh seancën kur 7 x 7 të bëjnë 42

Edhe pushimi në nisje të seancës së tretë nuk ka sjellë ndryshim qëndrimi të opozitës në sallë. Ata nuk kanë pranuar sërish që të flasin.

“Në respekti të kësaj seance, dikush këtu tha se kundërfirmëtari duhej të ishte në sallë, nëse thoni që të vijë dhe Presidenti në frymën e rregullores të vijë në çdo seancë le të jetë prezent. Ne të mësojmë dhe zhbllokojmë në këtë moment, ta marrë fjalën zv. kryeministri ose një deputet tjetër i PS dhe këtu e mbyllim, mos vijoni ta lexoni mbrapsht këtë që është shumë e qartë. Doni të bëni mbledhje grupi shkoni bëjeni. Ndërprerja u bë për të njëjtën çështje”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla nuk kurseu edhe ironinë ndaj deputetëve demokratë. “Kur 7 x 7 bëjnë 42 mund ta thuash ti. Kur çmohet nga drejtuesi i seancës apo me kërkesë të grupit parlamentar mund ta ndërpresë. Nuk mund të ndërpritet seanca 60 minuta. Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet të bëhën në këtë sallë. Dikush këtu tha se kundërfirmqëtari të ishte në sallë. Po thirreni Ilir Metën. Kundërfirmëtari është Ilir Meta, Thirreni. Do ju lutesha”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.