Balla i përgjigjet Metës: Nuk ke të drejtë të kthesh buxhetin, e turpshme dhe djallëzore

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj presidentit Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit për të kthyer buxhetin e 2021. Balla tha në rrjetet sociale se Kreu i Shtetit nuk ka asnjë të drejtë të kthejë buxhetin. I prerë, ai shtoi se buxheti do të rivotohet pa asnjë ndryshim.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar: Mbështetja më e madhe për shëndetësinë dhe rindërtimin; Mbrojmë jetën e qytetarëve nga pandemia, garantuam fondin për vaksinën anti-COVID; Rimbursojmë kurimin çdo qytetari/qytetareje shqiptare nga COVID-19; Rrisim pagat me 40% për mjeket dhe personelin shëndetësor; Miratuam 280 milionë dollarë për rindërtimin. Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!👐🏼🇦🇱”, tha Taulant Balla.

Sot Edmond Panariti njoftoi kthimin e buxhetit për reflektim nga ana e mazhorancës, duke theksuar se në të nuk janë siguruar mjaftueshëm fonde për përballimin e pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.