25 Prilli/ Balla: Fleta e votimit, jo e duhura. Humbëm 4 mandate

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla pranon se fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishte e duhura.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se nga 80 mijë vota të pavlefshme është goditur më shumë PS, pasi ka humbur katër mandate.

“Është i qartë dhe pa asnjë pikë ekuivoku se ky është vlerësimi më pozitiv dhënë ndonjëherë për zgjedhjet. Meritë e padiskutueshme u takon qytetarëve që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.

Nëse doni të vazhdojmë më tej me argumentet e shtuar nga ODHIR në raport përshkruhet pozitivisht e gjithë puna e KQZ, edhe pse gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Mënyra e hartimit të fletës së votimit ndoshta nuk qe ajo që duhej. Fakti që kemi 80 mijë vota të pavlefshme -këtu biem dakord – që e vetmja forcë e goditur është PS, e cila do të kishte 78 mandate dhe jo 74. Do të kishim një mandat më shumë në Elbasan, në Dibër, pse jo edhe në Shkodër.

Por kjo çështje është mbyllur. Ajo që na bie mbi supe si përgjegjësi është çështja që ka të bëjë me adresimet e rekomandimeve të ODHIR. Ajo që kanë rëndësi në një komision hetimor janë rekomandimet.

Le të jetë puna e këtij komisioni një model shumë i mirë, edhe për një komision tjetër që duhet të ngrejë Kuvendi për çështjet zgjedhore. Ju PD penguat votën e emigrantëve. Pasi mbaruat të gjithë afatet është një ri që tha se PS pengoi votën e qytetarëve. Natyrshëm është në dinjitetin moral politik të këtij Kuvendi që gjithë reforma që duhet bërë duhet të garantojë që në zgjedhjet e ardhshme, se besoj jeni të qartë se zgjedhjet vendore do të jenë në vitin 2023 me rekomandimin e Venecias. Le të fillojmë punën sot që në 2025 edhe qytetarët shqiptarë jashtë të votojnë”, tha Balla.

Duke folur për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD, Balla me ironi u uron punë të mbarë për hetimin e patronazhistëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.